Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka komentuar urdhër arrestet e lëshuara nga SPAK për zyrtarë të AKSHI-t, mes tyre drejtoreshën Mirlinda Karçanaj, të cilën Berisha e quan “kryemafioze”. Berisha: Sot mediat njoftojnë se janë lëshuar një seri kallp mandatesh arresti për rrethin më të ngushtë të Edi Ramës, Ergys Agasin, i arratisur të paktën tre javë më parë nga Shqipëria, ish ortakun e Armand Frangut, Geron Mecen, i cili ka dy tre muaj në arrati pasi doli nga pengmarrje e Ergys Agasit me porosi të Edi Ramës. Ka apo jo mandat arresti për Linda Ramën e implikuar direkt sipas regjistrimeve ambientale..dje apo pardje ju informova se në kopshtin privat të Edi Ramës
Këta janë grup i strukturuar kriminal.
Para jush kam denoncuar me dhjetëra herë Armand Frangun si njeriun që me kompanitë e tij fitonte me kontrata sekrete nga kjo kryemafiozja e familjes 90-96% të të gjitha fondeve. Geron Mece pohon është me regjistrim se Abs është kompani e baxhos. Ndërhyn zonja Rama në përcaktimin e tenderave.
Dosjen e ka pasur prokurori me mbiemër Mara, të cilin thuhet se Dumani donte ta asgjësonte. Janë në një vit 800 transaksione nga thesari i shtetit në kontot e dy kompanive të baxhanakut

