Skip to content

Aksident me vdekje, policia e Tiranës ndalon një djalë të ri

Posted on December 16, 2025December 16, 2025 By Punnik

Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Tapizë–Fushë Krujë, në territorin e Krujës.

Rreth orës 18:45, një automjet i drejtuar nga një shtetas rreth 19 vjeç ka përplasur një këmbësor, Nazif Zeneli, rreth 62 vjeç. Si pasojë e përplasjes, këmbësori nuk ka mundur t’u mbijetojë dëmtimeve të marra.

Policia e Tiranës tha se drejtuesi i mjetit, Kleo Malja, 19 vjeç, është shoqëruar në Komisariat për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale, ndërsa në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për të sqaruar shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes.

Autoritetet po vijojnë hetimet për të përcaktuar dinamikën e plotë të aksidentit. /noa.al

Aktualitet

Post navigation

Previous Post: “Ai është TAP, pi alkool…”/ PLAS GRUSHTI në Përputhen, çfarë ndodhi mes djemve? (Video)
Next Post: Horoskopi Ditor E Mërkurë 17 Dhjetor 2025

Copyright © 2026 .

Powered by PressBook WordPress theme