Skip to content

Përplasi për vdekje të riun dhe u largua nga vendngjarja, arrestohet 38-vjeçari në Tiranë

Posted on December 18, 2025December 18, 2025 By Punnik

Një 38-vjeçar është arrestuar në Tiranë pasi ka përplasur për vdekje me automjet një 19-vjeçar dhe është larguar nga vendi i ngjarjes.

Blutë bëjnë me dije se në vijim të hetimit është konstatuar se shtetasi F.M., që aksidentoi për vdekje 19-vjeçarin u largua nga vendngjarja dhe si pasojë u arrestua vëllai i tij.

Njoftimi i Policisë:

Specialistët e Komisariatit të Policisë Krujë ndaluan shtetasin F. M., 38 vjeç, banues në fshatin Nikël, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, “Largimi nga vendi i aksidentit” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.

Në vijim të veprimeve të thelluara hetimore të kryera në drejtimin e Prokurorisë, për dokumentimin e rrethanave të aksidentit të ndodhur më datë 13.12.2025, në aksin rrugor “Fushë Krujë-Ura e Gjolës”, rezultoi se drejtuesi i automjetit që ka aksidentuar me pasojë vdekjen, shtetasin I.

L., 19 vjeç, ka qenë shtetasi F. M. dhe jo vëllai i tij, shtetasi B.

M., i cili u arrestua në flagrancë pas aksidentit, si autor i dyshuar. Automjeti është sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

Aktualitet

Post navigation

Previous Post: E FUNDIT/ Seanca për Ballukun, Apeli i GJKKO merr vendimin për zv.kryeministren
Next Post: Horoskopi Ditor E Premte 19 Dhjetor 2025

Copyright © 2026 .

Powered by PressBook WordPress theme