Zgjerohet dosja “bombastike” për Belinda Ballukun, 6 500 mesazhe, tenderë të paracaktuar, skema me apartamentet…

732

Relacioni që Prokuroria e Posaçme (SPAK), ka çuar në Kuvend për të marrë sot autorizimin për arrestimin e zv/kryeministres Belinda Balluku është një nga më të fortat dhe të llahtarshmet që është dorëzuar ndonjëherë në Parlament për një zyrtar të lartë. Relacioni hetimor mbështetet dhe mbi një USB ku janë evidentuar rreth 6500 mesazhe telefonike dhe mbi të gjitha që përputhen dhe me mjaft prova shkresore që formojnë pazëllin e aktivitetit kriminal të Ministres së Infrastrukturës dhe Energjetikës Belinda Balluku, vartësit të saj, Evis Berberi dhe zyrtarëve të tjerë.

Burime pranë grupit të hetimit thanë për gazetarin Elton Qyno, se në këto biseda nuk janë vetëm paracaktimet e 7 tenderave të Unazës së Madhe, por ekzistojnë dhe tendera të tjerë për ndërtimin e rrugëve. Ndërkohë janë dhe 3 tendera të tjerë që Balluku dhe zyrtarë të tjerë të ministrisë së saj, dyshohet se kanë bërë korrupsion.

Në relacion SPAK rendit 11 tendera për të cilat Balluku po hetohet.

Përmes mesazheve SPAK ka arritur të krijojë bindjen se në këmbim të disa tenderava merreshin apartamente, të cilët regjistroheshin me emra të persona të tjerë. Këto mesazhe do çojnë SPAK, në hapjen e një dosje të re për Belinda Ballukun, për hetimin pasuror të saj, ku në fokus janë transfertat bankare, pasuria kapitale dhe pasuritë e fshehura në Tiranë dhe jo vetëm. Njëherësh në dosje, sipas Qynos thuhet se ka biseda për mjete lundrimi “Jahte”, duke çuar në identifikimin e episodeve të tjera të abuzimit me detyrën.

Çfarë thotë relacioni i SPAK

“Nga aktet e administruara rezulton se në lidhje me zhvillimin e procedurave të prokurimit të sipërcituara, shtetasja Belinda Balluku duke qenë në cilësinë e Ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, ka ndjekur dhe orientuar në vijimësi procedurat e prokurimi publik të zhvilluar nga Institucioni në varësi të kësaj Ministrie, Autoriteti Rrugor Shqiptar, që në fazën përgatitore, gjatë zhvillimit të procedurës, në fazën e dorëzimit dhe vlerësimit të ofertave, me qëllim favorizimin e operatorit ekonomik fitues të këtyre procedurave të prokurimit publik.

Në lidhje me këto procedura prokarimi të tjera, janë evidentuar veprime të kundraligjshme të shtetases Belinda Balluku, nën cilësinë e Ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, në bashkëpunim me titullarin e autoritetit kontraktor, shtetasin Exis Berberi, të cilët kanë krijuar avantazhe dhe privilegje të padrejta për operatorët fitues të procedurës së prokurimit.

respektivisht për: operatorin ekonomik Salillari sh.pk, bashkimin e operatorëve ekonomikë 44- sh.pk, “IDK konstruksion” sh.pk, “ED konstruksion” sh.pk.; operatorin ekonomik “Alh-Sur sh.pk; bashkimin e operatorëve ekonomike “GPG Company” sh.pk dhe “Senka sh.pk, operatorin ekonomik “Gjoka Konstruksion sha, bashkimin e operatorëve ekonomike Alko-Impex General Construction” sh.pk dhe “27” sh.pk,duke vepruar në kundërshtim me ligjin nr. 162/2020″, thotë në relacion SPAK për tenderat e 7 loteve të Unazës së Madhe, për të cilët ka regjistruar Ballukun si person në hetim. Pra hetimet ndaj ballukut rrezikojnë dhe biznesmenë të fuqishëm.

Presionet

Në dokumentin e firmosur nga prokurori Dritan Prençi thuhet se rëndimi i masave të sigurisë, duke zëvendësuar pezullimin nga detyra dhe ndalimin e lëvizjes jashtë vendit, kërkohet posaçërisht për provat e reja, që s’kanë qenë objekt në vendimet e mëparshme të gjykatave.

Prokuroria thotë se përmes metodave speciale të hetimit ka zbuluar se Balluku i ka bërë presion një prej vartësve të saj, edhe pasi është marrë e pandehur dhe ende nuk ishte pezulluar nga detyra. Nga pozicioni i zv. Kryeministres dhe ministres thotë SPAK Balluku “ka ushtruar presion në forma të ndryshme, ndaj personit të pyetur në këtë procedim, konkretisht shtetases M.K (vartëse e saj)”

Share This Article