Nga kontot bankare tek 300 apartamentet e Ballukut dhe dy jahtet, Berisha rendit pasuritë e zv.kryeministres: T’i falet zotit që Shqipëria nuk ka dënimin me vdekje

198

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka akuzuar zv/kryeministren dhe ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, se ka grabitur paratë e shqiptareve.

Berisha u shpreh se pasuria e Ballukut është e pajustifikueshme dhe sipas tij e ndërtuar përmes grabitjes dhe korrupsionit.

“Cili shqiptar mund të mendonte se ajo ka 300 apartamente të grabitura, të blera në këtë mënyrë. Cili?

Po jahtet?! Dy jahtet. Po vilat, po kontot bankare me dhjetëra në mos qindra milionë.

Këta ti falen zotit që Shqipëria nuk ka dënimin me vdekje, sepse këta meritonin cdo dënim kapital”, tha Berisha.

vijon

Share This Article