Skip to content

Dy tërmete të njëpasnjëshme në vendin fqinj, ja sa ishte magnituda

Posted on December 22, 2025December 22, 2025 By Punnik

Dy tërmete kanë shkundur Greqinë mbrëmjen e sotme në një interval kohor brenda dhjetë minutash.

I pari ishte me magnitudë 2.9 ballë dhe i dyti me forcvë 2.7 ballë sipas shkallës Rihter dhe u cilësuan të parrezikshëm nga sizmiologët.

Ata u regjistruan në verilindje të Rafinës, të dielën në mbrëmje.

Tërmeti i parë, me magnitudë 2.7 ballë sipas shkallës Rihter, ndodhi në orën 19:50. Ai kishte një thellësi fokale prej 8.4 kilometrash dhe epiqendra e tij ishte 6 kilometra në verilindje të Rafinës.

Dridhja e dytë ndodhi shtatë minuta më vonë, në orën 19:57. Sipas zgjidhjes automatike të Gjeodinamikës, thellësia fokale e dridhjes ishte 5 kilometra dhe epiqendra ishte 6 kilometra në lindje, në verilindje të Rafinës.

Dridhjet u ndjenë në Atikën Juglindore, ndërsa nuk raportohen dëme materiale apo të lënduar.

Aktualitet

Post navigation

Previous Post: Publikohen pjesë nga dosja e AKSHI-t, skema që përdorej për të paracaktuar fituesit e tenderave! Bisedat e Ergys Agasit: Projekti bën 2 milionë, ne do ta bëjmë 4! I them Kapos që…
Next Post: Horoskopi Ditor E Hënë 22 Dhjetor 2025

Copyright © 2026 .

Powered by PressBook WordPress theme