Dosja e AKSHI-t, gazetari zbardh bisedat e përgjuara të Agasit me biznesmenët

621

Gazetari, Eni Ferhati në një lidhje live nga SPAK ka zbuluar detaje nga përgjimet e dosjes së AKSHI-t. Në këto përgjime janë zbardhur bisedat e Ergys Agasit duke biseduar me sipërmarrës të tjerë dhe drejtoreshën. Ai thekson se Agasi ka zhvilluar disa takime dhe biseda me biznesmenë dhe drejtoreshën e AKSHI-t.

“Kemi arritur të sigurojmë materiale nga dosja e SPAK për dosjen për abuzimet me tenderat nga AKSHI lidhur me hetimet disa mujore të Prokurorisë së Posaçme. Ajo që bie në sy në këtë dosje, janë disa komunikime qe janë arritur të sigurohen nga SPAK. Gjithçka është transkriptuar nga një kamera e vendosur në zyrën e Ergys Agasit, nga kjo kamera sigurie e vendosur në zyrën e biznesmenit janë regjistrua personat që shkonin ne zyre dhe bisedonin me të.

Bie në sy se ka takime të shpeshta me partnerin e tij Ermal Beqiraj. Në zyrën e Agasit frekuentohej edhe nga drejtoresha e AKSHI-t, Mirlinda Karçnaja e cila është në arrest në shtëpi. Mes bisedave mes dy bisnezmenëve, Beqiraj shprehet se informacioni është një gjë më e madhe se numrat duke iu referuar të dhënave që do të siguroheshin nëpërmjet tenderave dhe ankandeve publike qe do të zhvilloheshin nga AKSHI.

Agasi shprehet se në disa procedura tenderimi do ta rrisin vlerën e tyre nga 2 milionë në 4 milionë. Ka komunikime të tjera të biznesmenit Agasi në telefonin e tij me persona të tjerë ende të paidentifikuar”, tha ai.

Share This Article