LAJM I FUNDIT/ Skandali për tenderat e AKSH-it, drejtoresha Mirlinda Karçanaj delegon kompetencat pas vendosjes në arrest shtëpie

413

Pas zbulimit të skandalit të tenderave në Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI) dhe vendosjes së saj në masën e sigurisë “arrest shtëpie”, drejtoresha Mirlinda Karçanaj ka deleguar kompetencat drejtuese.

Mësohet se drejtimi i AKSHI-t do të bëhet nga Romina Kostani, pasi Karçanaj akuzohet për shkelje të barazisë në tendera.

VENDIMI

Në mbështetje të ligjit nr. 44/2015, “Kodi i Procedurave Administrative i Republikës së Shqipërisë”, ligjit nr.90/2012 “Për Organizimin dhe Funksionimin e Administratës Shtetërore”, të Ligjit nr.43/2023 “Për Qeverisjen Elektronike” të ndryshuar, të Kreut V, neni 21, pika 5 të Ligjit nr. 162, datë 23.12.2020 “Për prokurimin publik” të ndryshuar, të Kreut IX, neni 73, pika 2, të Vendimit nr.

285, datë 19.05.2021, të Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e rregullave të prokurimit publik”, të ndryshuar, si dhe të Rregullores së Brendshme Nr.2740 Prot., datë 20.6.2025 “Mbi detyrat dhe funksionimin e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit”,

Ngarkohet Drejtori i Koordinimit të Agjendës Digjitale dhe Projekteve e-Gov me Fonde te Huaja, Drejtori i Monitorimit dhe Mbrojtjes Kibernetike për Sistemet dhe Infrastrukturat e-Gov dhe Drejtori i Infrastrukturës e-Gov, për zbatimin e këtij urdhri.
Ngarkohet Sektori i Arkivë Protokollit për njoftimin e këtij urdhri.
Ky urdhër hyn në fuqi menjëherë.

Share This Article