“Ja vdekje, ja liri!”- Berisha: Rama mendon të përdorë mandatet si marioneta krimi dhe nuk i heq imunitetin Lubisë! Opozita s’mund të shuhet, do ishte fundi!

68

Berisha: Çdo qytetar iu ndershëm i këtij vendi, demokrat, socialiste, e ka të qartë, se më zhvillimet dhe zbulimet e fundit, faktimin, se unë Ergys Agasin jo vetëm në këtë sallë, por edhe në Këshillin e Evropës dhe kudo, në rezolutat tona, e kemi damkosur si koordinatorin e Ramës për veprat më të zeza dhe tani po faktohet. Çdo shqiptar duhet ta ketë të qartë se kemi të bëjmë me një përballje jetë a vdekje.

Edi Rama nuk do t’i heq imunitetin Lubi Ballukut, sepse është vetë prapa kateve që ka kryer Lubia. Edi Rama po ble kohë për vepra të zeza, është i gatshëm dhe i aftë të ndryshoj çdo ligj dhe rregullore që të nxjerr gjithçka jashtë përgjegjësisë ligjore, kjo do shënonte vdekjen e opozitës, asgjësimin politik të saj.

Ndaj dhe kjo betejë është “ja të vdesim, ja të rrojmë për liri.

Sa herë opozita i është përmbajtur këtij himni, ka fituar. Çdo opozitar duhet t’i përsëri vetes këtë moto. Nuk ka moto më të rëndësishme se kjo, opozita nuk mund të shuhet, do ishte fundi.

Nuk mundet një bandë kriminale e implikuar në akte të renda, në pengmarrje, zhdukje, kontrolle të të dhënave të qytetarëve, transaksioneve, nuk mundët kjo të asgjësoje sovranitetin e brendshëm të një kombi, opozitën.

Beteja jonë të vazhdojë. Rama mendon të përdorë mandatet si marioneta krimi. Gabohet shumë rëndë.

Share This Article