Skip to content

“Lajm i lig”, miku i Shemit të Ilirëve i keqardhur për mënyrën sesi mediat raportuan për vdekjen e tij

Posted on December 24, 2025December 24, 2025 By Punnik

Miku i Shemsi Krasniqit, i njohur gjatë karrierës së tij muzikore edhe si Shemi i Ilirëve, Sheki Hoxha, ka shprehur keqardhje për mënyrën se si u raportua në disa media për rrethanat e vdekjes së artistit.

“Lajmi i tillë është lajm i lig. Shumë prej tyre e kanë gjetur momentin për me e cekë këtë ligësi njerëzore. Njeriu nga ligësia edhe sulmon, ajo është fakt.

Është moment shumë i vështirë me i dëgju kritika të tilla ndaj kolegut tonë të dashur”, ka thënë Hoxha.

Ai bëri thirrje për përmbajtje dhe respekt, duke theksuar se në momente të tilla dhimbjeje duhet treguar maturi në publikimin e informacioneve. Dhe si koleg e mik i të ndjerit thotë se nuk i bëjnë aspak mirë situatës sidomos kur shkruhet për një artist siç ishte Shemi.

“Në këto momente, çfarëdo informacioni që të kesh, mbaju pak. Na shqiptarët themi ‘mbaju si burr’.

Të jemi të përmbajtur, të jemi të drejtpërdrejtë kur duhet, por jo kur s’duhet”, është shprehur Sheki Hoxha për emisionin Kosova Live.

Aktualitet

Post navigation

Previous Post: Horoskopi për sot! Kujdes! Situata mund t’ju dalë jashtë kontrollit. Ja çfarë paralajmërojnë yjet
Next Post: “O çuna, s’jam kriminel”, Gerond Meçe tregon momentin e rrëmbimit: Ta tregojmë ne, eja se …

Copyright © 2026 .

Powered by PressBook WordPress theme