Skip to content

Aksident në aksin Vrion-Finiq, plagoset rëndë drejtuesi, dërgohet drejt Traumks për thyerje në …

Posted on December 24, 2025December 24, 2025 By Punnik

Një aksident rrugor është shënuar pasditen e kësaj të marte (23 dhjetor), në segmentin rrugor Vrion-Krane, konkretisht në kthesën e Finiqit.

Një automjet ka dalë nga rruga dhe është përmbysur në kolektorin buzë aksit rrugor.

Sipas informacioneve paraprake nga Policia e Sarandës, në mjet ndodhej vetëm drejtuesi i tij, shtetasi Aleksandër Xhuvani, 49 vjeç.

Pas njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse të bashkisë Finiq si dhe shërbimet e policisë, të cilat kanë bërë të mundur nxjerrjen e drejtuesit nga automjeti i përmbysur.

I dëmtuari është transportuar me urgjencë drejt spitalit të Sarandës.

Policia ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e aksidentit.

Pas ndihmës së parë në spitalin e Sarandës, sipas bluzave të bardha 49-vjeçari nga rënia ka marrë disa dëmtime deri edhe thyerje brinje dhe do transportohet me ambulancë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.

Aktualitet

Post navigation

Previous Post: “O çuna, s’jam kriminel”, Gerond Meçe tregon momentin e rrëmbimit: Ta tregojmë ne, eja se …
Next Post: E mbani mend? Kthehet për herë të dytë në Big Brother! Kush është banorja më e re

Copyright © 2026 .

Powered by PressBook WordPress theme