E rëndë në Vlorë! Dhunuan një 65-vjeçar, shpallen në kërkim babë e bir

743

Babë e bir janë shpallur në kërkim pasi kanë dhunuar një 65-vjeçar në Vlorë.

Sipas uniformave shtetasit me iniciale R. Ll., 67 vjeç dhe A. Ll., 29 vjeç kanë shkuar në banesën e shtetasit K.

Ll., 65 vjeç dhe kanë ushtruar dhunë fizike dhe me sende të forta ndaj tij.

Njoftimi:

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë referuan materiale në Prokurori dhe:

proceduan penalisht shtetasin E. I., 31 vjeç, banues në Vlorë, pasi dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta ka goditur kunatin e tij, shtetasin E. E., 24 vjeç, banues në Vlorë, duke i shkaktuar dëmtime në fytyrë.
shpallën në kërkim shtetasit R.

Ll., 67 vjeç dhe A. Ll., 29 vjeç, babë e bir, banues në fshatin Treblov, pasi më datë 22.12.2025, në fshatin Treblov, kanë shkuar në banesën e shtetasit K. Ll., 65 vjeç dhe kanë ushtruar dhunë fizike dhe me sende të forta ndaj tij.

Punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim.

Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Share This Article