Aksident i rëndë në Kamëz! Dy makinat përplasen me njëra-tjetrën, plagosen 4 persona

73

Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e sotme në zonën e Valiasit, Kamëz.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:40, ku janë përfshirë dy automjete, një Audi dhe një Toyota.

Si pasojë e përplasjes, katër persona kanë mbetur të plagosur. Sakaq, shoferi i automjetit tip “Audi” është shoqëruar nga policia.

Të lënduarit janë transportuar për ndihmë mjekësore, ndërsa gjendja e tyre shëndetësore po monitorohet.

Share This Article