“Ke këto leje ndërtimi, dy katet e sipërme janë të miat…” – Berisha nga Manza: Si u bë Belinda Balluku me 300 apartmanente të vjedhura

370

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha nga Manza, ku po mban takimin e radhës në kuadër të Foltores, sulmoi zëvendës kryeministren Belinda Balluku, e pandehur për shkelje të barazisë në tendera.

Ai shpjegoi se si arrinte Balluku të përfitonte 300 apartamente duke dhënë leje ndërtimi dhe përfituar apartamente në këto ndërtesa.

“Lubi Balluku ka 300 apartamente të vjedhura, e di se si merrte ajo apartamentet. Ja jepte rrugën këtij, do të ndërtosh këtë segment ke edhe këto leje ndërtimi, dy katet e sipërme të ndërtesave janë të miat. Paratë tuaja i ke te ruga.

Pensionistët nuk merrnin dot ilkaçet. Kurse ajo me 300 apartamente, 15 supermarkete e dy jahte.

Secili prej jush të mos shkojë kërkund, të ndalet pak te porti i Durrësit. Porti është tokë publike, ndërmarrja kombëtare nr 1 e vendit, me ndikim të fuqishëm jo vetëm në Durrës se është në vendin më të duhur për transportin.”, tha Berisha.

vijon…

Share This Article