Identifikohet personi që humbi jetën nga shpërthimi në Shkodër (EMRI)

790

Identifikohet emri i personit që humbi jetën pas një shpërthimi në hyrjen e një pallati në Shkodër.

Burime zyrtare bëjnë me dije se bëhet fjalë për shtetasin Hysni Ymeri, 69 vjeç.

Ngjarja ka ndodhur në hyrjen e një pallati në lagjen “Manush Alimani”, rreth orës 10:10.

Shkodër/Informacion paraprak

Rreth orës 10:10, në lagjen “Manush Alimani”, në hyrjen e një pallati, dyshohet se ka shpërthyer paneli i matësave të energjisë elektrike.

Si pasojë u dëmtua një shtetas ende i paidentifikuar, rreth 55 vjeç, i cili ka humbur jetën në Spitalin Rajonal Shkodër.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për dokumentimin e rrethanave, identifikimin e shtetasit që ka humbur jetën dhe për përcaktimin e shkakut të shpërthimit të matësave elektrikë.

Share This Article