“Kush je ti që do të ndryshosh botën!”/Gazetari sqaron si nisi konflikti pas një deklarate në media: Më bën për vdekje! Ja si rashë në kurthin e autorëve

109

Gazetari Elton Tozaj, i cili u dhunua barbarisht pak ditë më parë në autostradën Tiranë-Durrës, ka sqaruar për mediat se si ka rënë pre e autorëve që e kanë rrahur, për të cilët thotë se i njihte paraprakisht.

Ai është shprehur se konflikti me personat në fjalë ka nisur pas një deklarate që ai ka bërë në media lidhur me një vajzë të showbizz-it, për të cilën është shprehur se është në një romancë me një personazh nga bota e krimit dhe që është në kërkim nga Prokuroria e Posaçme.

“Gjithçka ka nisur 12 ditë më parë, kur kam qenë në një emision të përditshëm të mëngjesit ku bëj pjesën e shoëbiz-it, dhe aty pata deklaruar se një vajzë publike, kishte lidhje intime me një personazh nga bota e krimit që është në kërkim nga SPAK, dhe kam paraqitur dhe videot që i kisha në telefon”, deklaroi ai në “Shqipëria Live”.

Një ditë më pas më kërcënuan dhe më kërkuan që të fshij videon, unë e fshiva videon, por kërcënimet vazhduan.

Ai tha se ka lënë një takim me personat që e kanë dhunuar, për të sqaruar mes tyre situatën dhe lajmet që kishte publikuar. Sipas tij, pasi është takuar, ata e kanë dhunuar barabarisht dhe thotë se e kanë lënë për të vdekur në mes të rrugës.

“Gjithçka ka nisur 12 ditë më parë, kur kam qenë në një emision të përditshëm të mëngjesit ku bëj pjesën e shoëbiz-it, dhe aty pata deklaruar se një vajzë publike, kishte lidhje intime me një personazh nga bota e krimit që është në kërkim nga SPAK, dhe kam paraqitur dhe videot që i kisha në telefon.

Një ditë më pas më kërcënuan dhe më kërkuan që të fshij videon, unë e fshiva videon, por kërcënimet vazhduan. Kjo gjë vazhdoi deri para katër ditësh, kur u kontaktova nga dy personazhe që i njihja, i kisha takuar vetëm një herë në jetën time.

Në mirëbesim lash takim me ta, pa e ditur çfarë më priste. Pasi i takova nuk mbaj mend asgjë sepse u dhunova në mënyrë çnjerëzore.

Mbaj mend një fjali ‘kush je ti që do të ndryshosh botën’. Kur u zgjova e pashë veten në rrugë të gjakosur, u çova vrapova.

Kam përshtypje që më kanë lënë për të vdekur, më kanë goditur vetëm në fytyrë sepse kam përshtypjen që kanë dashur të japin mesazh mos të dal më në ekran. Nuk kam bërë akoma denoncim, pres një kontakt nga Prokuroria. Kam frikë për jetën time dhe mamanë time”, tha ai.

Kujtojmë se lajmin për dhunimin e gazetarit e dha familja e tij në profilin e tij në rrjetet sociale, duke i bërë thirrje edhe një vajze të njohur të showbizit shqiptar, por pa dhënë emra, “që të sqarojë se çfarë e lidh atë vajzë me trekëndëshin Rruga Ura – Patok – Kodra e Diellit”.

Krahas reagimit ata kanë publikuar edhe një foto të gazetarit, tek dallohej fytyra e gjakosur dhe syri i dëmtuar.

“Të dashur miq, Ditën e djeshme, rreth orës 19:30, në autostradën Tiranë-Durrës, gazetari Elton Tozaj është dhunuar në mënyrë barbare nga persona tashmë të identifikuar.

Kërkojmë veçanërisht që një personazh i shoëbiz-it, i cili frekuenton pikërisht këta persona, të distancohet publikisht sot dhe të sqarojë se çfarë e lidh atë vajzë me trekëndëshin Rruga Ura – Patok – Kodra e Diellit. Eltoni është në luftë për të mos humbur shikimin dhe shpresojmë që së shpejti të jetë përsëri si dikur, mes nesh. Me shumë dashuri, Familja”, shkruajnë ata.

PADITË NDAJ GAZETARTIT NGA PERSONAZHET VIP

Kujtojmë se pak kohë më parë, Elton Tozaj ka njoftuar se është paditur nga moderatorja shqiptare Luana Vjollca, pasi ai deklaroi se Luana ishte “fiksuar” pas ish-partnerit Krenar Çoçaj dhe se e ndiqte atë dhe partneren e tij aktuale, Endi Demnerin.

Ai përmendi disa raste të pretenduara, si: një fluturim drejt Milanos ku, sipas tij, moderatorja gjendej në të njëjtin avion me çiftin, afërsia e vendndodhjes së saj gjatë pushimeve të verës në Saint-Tropez, në të njëjtin qytet ku gjendej ish-partneri.

Pas emisionit, avokati i saj ka kontaktuar gazetarin për të kërkuar sqarime dhe prova mbi deklaratat e bëra në publik.

Tozaj vetë e bëri këtë publik përmes një postimi në “Instagram Story”, duke shkruar: “Qesha shumë!

Pas intervistës time vip-ja e radhës Luana më vë avokatin të më marrë në telefon. Këto s’kanë as guximin të telefonojnë aq të dhjera janë! Klm dhe së shpejti me listën kush e del nëpër burgje si eskort”.

Tozaj reagoi sërish në një intervistë në media, duke thënë se nuk ka frikë nga procesi gjyqësor dhe se, personazhet e televizionit po mundohen ta frikësojnë në mënyra të ndryshme që të mos flas.

“Mundohen të më frikësojnë në mënyra të ndryshme që të mos flas.

Kësaj këtu më telefoni avokati i Luanës. I thashë qartë: nëse do të më hedhësh në gjyq, vazhdo. Nuk kam pse të kem frikë, sepse nuk kam thënë që unë ta konsideroj të pavërtetë.

Komentet e mia lidhen me diskutimet rreth pranisë së Vjollcës në media dhe me zërat që qarkullojnë në opinionin publik, të cilët nuk i kam shpikur vetë.

Unë kam thënë që Luana është një vajzë shumë e rëndësishme për të krijuar ‘Ferma VIP. Sa i intereson në Milano dhe çfarë është e parë, kam përmendur vetëm atë që flitet”, tha ai.

Por personazhi VIP që e paditi nuk ishte vetëm Luana Vjollca, pasi vetë gazetari njoftoi se është paditur edhe nga këngëtari Elgit Doda dhe partnerja e tij, Klea Huta, për të cilët deklaroi se janë ndarë dhe se Elgiti kishte nisur një romancë me një vajzë nga Lushnja.

Me tone ironike, gazetari shkroi në “InstaStory”, që çifti të mos merret me gazetarët, por me miqtë e vetë që kanë shpërndarë këto lajme.

“Më pëlqen fakti që ‘vipat’ kërkojnë të na hedhin në gjyq pse themi janë ndarë ose jo! Këshillë: Sa merreni me ne, merruni me kolegët tuaj që na japin këto lajme!

Puç!”, shkroi gazetari, me nota ironie.

Share This Article