Goli i Ernest Muçit, Gallatasaraj del kundër: Nuk mund të krahasohej (Video)

381

Një gol i realizuar nga Ernest Muçi ndaj Goztepes, u zgjodh dje si më i bukuri për muajin dhjetor. Superliga turke e vlerësoi sulmuesin e Kombëtares për herë të dytë radhazi, pikërisht me të njëjtin çmim.

Gallatasaraj nuk duket se është dakord me këtë vlerësim. Sipas kryesuesve në Turqi, goli i Osimhem, që i dha fitoren atyre ndaj Samsunspor duhet të ishte mbi realizimin e Muçit.

“Ishte kaq i jashtëzakonshëm sa nuk mund të krahasohej me asgjë”, është komenti i shpërndarë i Gallatasarajt për golim e Osimhem.

Muçi është padyshim kryefjala e pesë ndeshjeve të fundit në Superligën turke.

Kjo pasi ka arritur të realizojë shtatë gola në total.

Goli i Osimhem: (VIDEO)

Share This Article