Dy mjete u përfshinë nga flakët gjatë ecjes brenda pak orësh në Peqin dhe Librazhd, duke shkaktuar dëme materiale dhe panik në rrugë te udhëtarët e tjerë.
Policia vendore nisi hetimet dhe pas verifikimeve paraprake konstatoi se në një prej rasteve shkak u bë defekti teknik, ku shofer ishte një shtetas maqedonas, kurse në tjetrin fërkimi i disqeve të gomave me asfaltin, duke ndezur zjarrin.
Ngjarja e parë ndodhi në aksin rrugor Elbasan-Peqin ditën e djeshme, kur sipas hetuesve:
“Dyshohet se për shkak të një defekti teknik, ka rërë zjarr në autobotin me drejtues shtetasin maqedonas I. P., 33 vjeç. Si pasojë është dëmtuar vetëm goma e mjetit”.
Ky mjet ishte autobot i transportit të gazit, po për fat të mirë nuk pati shpërthim, pasi pasojat mund të ishin tragjike.
Ngjarja e dytë ndodhi në aksin Qukës-Librazhd, ku dyshohet se për shkak të fërkimit të disqeve të gomës me asfaltin, ka rënë zjarr në kamionin me drejtues shtetasin V.
Q., 33 vjeç.
“Si pasojë janë shkaktuar dëme të pjesshme materiale. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme”, sqaroi policia vendore.

