“Rama dhe lidhjet me kartelet”, Kalaja paralajmëron hetime të SPAK-ut: Kryeministri pritet të…

483

Avokatja e njohur Adriana Kalaja, e ftuar në një emision televiziv, ka bërë një bilanc të vitit 2025 në lidhje me zhvillimet politike dhe të drejtësisë në vend.

Gjatë bisedës me moderatorin Edvin Parruca, Kalaja u shpreh se ky vit është karakterizuar nga korrupsioni i qeverisë së Edi Ramës dhe nga lidhjet me kartelet e drogës, që sipas saj shtrihen “nga Shqipëria e deri në Meksikë”, duke përmendur kartelin Troplini, Luftar Hysajn dhe kartelin e Sinaloas.

Sipas saj, qeveria ka ndërtuar një skemë grabitjeje përmes presionit ndaj punonjësve të shtetit dhe biznesit, paracaktimit të tenderëve dhe fryrjes së çmimeve deri në dhjetëfish. Ajo theksoi se prona publike, veçanërisht përgjatë vijës bregdetare, është zhdukur, duke u transferuar te investitorë të caktuar përmes VKM-ve, disa prej të cilëve të lidhur ngushtë me kryeministrin Rama ose me të kaluar kriminale.

Kalaja përmendi si shembull rastin e Luftar Hysajt, i lidhur sipas saj me kartelin e Sinaloas, i shpallur investitor strategjik nga qeveria shqiptare, por i cilësuar organizatë terroriste me dekret të Presidentit Trump. Ajo deklaroi se në objektin e shpallur investitor strategjik, nën drejtimin e ambasadores Yuri Kim, janë zhvilluar edhe mbledhje të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, ish-shkalla e parë e vetingut.

‘Korrupsionin edhe ajo çfarë është më e rëndësishme është grabitja e pronës dhe e parave publike nëpërmjet një grupi të strukturuar kriminal që ka formën më të lartë të tij dhe që quhet organizatë kriminale, dy terma që edhe Kodi penal në fakt i analizon dhe i klasifikon ndryshe.

Ndërkohë e kam deklaruar që përveç se kjo qeveri ka formën nga mënyra se si grabit, nga mënyra se si merren peng punonjës të shtetit dhe jo vetëm, nga mënyra se si bëhet presion për të fituar një tender, paracaktohen garat, paracaktohen tenderat, shtohen tenderat me dyfishin apo me trefishin madje deri dhe në dhjetëfishin e çmimeve standarte dhe mënyra se si po grabitet prona publike ku tashmë, po të shikojmë në të gjithë vijën bregdetare nuk ka më pronë publike.

Çdo gjë nëpërmjet disa VKM-ve kriminale i është kaluar disa investitorëve, qoftë këta të lidhur ngushtë me kryeministrin Rama, qoftë këta me një të kaluar kriminale, për të mos shkuar më tej, për të marrë vetëm rastin e grupit që u shpall karteli terrorist i Sinaloas, Luftar Hysaj, i cili, përveç se ishte miku i ngushtë i kryeministrit, i cili përveç se nga narco-qeveria shqiptare shpallet investitor strategjik, fatmirësisht nga dekreti i presidentit Trump shpallet organizatë terroriste dhe jo më pak se para disa vitesh, nën drejtimin e mafiozes Yuri Kim, në atë objekt që është shpallur dhe investitor strategjik Luftar Hysaj, bëheshin mbledhjet e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, ndryshe siç e njohim ne, ish-shkalla e parë e vetingut.

Pra bilanci që sot kryeministri i vendit ka dhënë përpara gazetarëve, është vazhdimi i propagandës së tij, është vazhdimi i sulmit ndaj medias në fakt që po thotë realisht ca të vërteta.

Është fillimi, me thënë të drejtën, sepse e dimë ne deri përpara se të ndodhte historia e Akshit apo e Belinda Ballukut, ne kishim një qasje komplet ndryshe të kryeministrit Rama me drejtësinë e re.

E e mendonte si një pjellë të tij, e mendonte si një nismë dhe vullnet të tij, ndërkohë që ne e kishim thënë me kohë që drejtësia është bërë për t’i shërbyer pushtetit, por fatmirësisht, ndryshimet gjeopolitike përtej oqeanit, nuk e lanë më të vijonin në atë rrugë, por kemi një SPAK të rikthyer në drejtim të respektimit të ligjit, respektimit të detyrës dhe mbi të gjitha të respektimit të Kushtetutës.

Ndaj, bilanci real sot nuk janë vetëm 90 kallëzimet e mia penale, por shumë e shumë vepra të rënda, të cilat fatmirësisht, siç e thashë, kanë filluar dhe të hapen këto dosje nga SPAK-u, kanë filluar të merren këta njerëz në pyetje, kanë filluar të merren dhe masa sigurimi sepse siç e kam bërë unë në pothuajse të gjithë kallëzimet penale, për sa kohë që mbajnë një pozicion të lartë shtetëror, këta individë, të cilët tashmë nuk ka më dyshime të arsyeshme, por janë me bindje përtej dyshimit të arsyeshëm, janë persona të rrezikshëm në aspekt të prishjes, fshehjes dhe manipulimit të provave, por mbi të gjitha të intimidimit të dëshmitarëve.

Siç e thashë dhe faktet në fakt po e tregojnë dita-ditës që kanë arritur deri kanë kryer dhe pengmarrje dhe për ta mbyllur në këtë pikë, pjesë e pengmarrjes është dhe ajo që ne e kemi thënë gjithmonë, policia e shtetit, ku nuk është më polici e shtetit, por është policia e pushtetit, është narco-policia, për sa kohë drejtuesi kryesor i saj Ilir Proda është i lidhur me krimin, për sa kohë telefonat e Ilir Prodës janë nën sekuestro nga SPAK-u, dhe për sa kohë mbi 70% të drejtuesve të lartë në Policinë e Shtetit janë emëruar nga një kriminel, mafioz si Ervis Agasi’, tha Adriana Kalaja.

Share This Article