Skip to content

Dehet 28-vjeçari/ Del me automatik në rrugë, kërcënon qytetarët dhe dëmton pronat

Posted on December 31, 2025December 31, 2025 By Punnik

Një 28-vjeçar nga Laçi ka rënë në prangat e Policisë së Kurbinit, pasi u konstatuan i dehur dhe i armatosur me një armë kallashnikov, ndërsa kërcënonte qytetarët në rrugë dhe thyente xhama biznesesh dhe automjetesh. “Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin, menjëherë pas marrjes së informacionit për një shtetas të armatosur që lëvizte me armë zjarri automatike, kërcënonte qytetarë dhe dëmtonte prona, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar ‘Reagimi’. Në kuadër të këtij operacioni u kap dhe u vu në pranga shtetasi A.

Gj., 28 vjeç, banues në Laç. Në gjendje të dehur dhe me armë në dorë, ai kërcënoi disa qytetarë dhe theu xhamat e tre automjeteve dhe të një lokali. Gjatë arrestimit, atij iu gjetën dhe iu sekuestruan një armë zjarri automatike dhe municion luftarak.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

Aktualitet

Post navigation

Previous Post: TRONDITËSE/ Dy të rinjtë shqiptarë gjenden të vdekur brenda vilës
Next Post: Publikohet VENDIMI! Këto kategori do përfitojnë nga kompensimi i të ardhurave mujore të pensionit

Copyright © 2026 .

Powered by PressBook WordPress theme