Një aksident i rëndë rrugor me pasojë humbjen e tre jetëve njerëzore ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin Gjirokastër-Tepelenë, në vendin e quajtur Bypass.
Dy automjete janë përplasur fort me njëra-tjetrën rreth orës 03:18 të mëngjesit, duke shkaktuar një bilanc tragjik që ka shënuar ditën e parë të vitit 2026.
Një automjet tip Volksëagen, ku udhëtonin dy të rinj 27 dhe 24 vjeç, është përplasur me një mjet tip Mercedes-Benz. Si pasojë e goditjes së fortë, dy të rinjtë që ndodheshin në Volksëagen kanë humbur jetën në vend nga plagët e marra.
Në mjetin Mercedes-Benz udhëtonin dy të rinj 25 dhe 19 vjeç. Pasagjerja 19-vjeçare nga Delvina, ka mbetur e plagosur rëndë dhe është transportuar drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, ku ndodhet në gjendje kritike.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit, ndërsa qarkullimi në këtë segment rrugor është kryer për disa orë me vështirësi.
Në vendngjarje kanë shkuar forca të Policisë Rrugore, ndihmës së shpejtë të spitalit me ambulanca dhe zjarrfikëses.
Policia ka nisur hetimet për dinamikën dhe rrethanat e aksidentit të rëndë, për të zbuluar shkaqet e përplasjes dhe fataliteteve.
Njoftimi i Policisë Gjirokastër:
“Rreth orës 03:18, në aksin rrugor “Gjirokastër-Tepelenë”, në vendin e quajtur “Bypass”, automjeti me drejtues shtetasin M. D., 25 vjeç, banues në Tepelenë është përplasur me automjetin që drejtohej nga shtetasi K. M., 24 vjeç, banues në Tepelenë.
Si pasojë e aksidentit, kanë humbur jetën dy drejtuesit e automjeteve, pasagjeri shtetasi A.
R., 27 vjeç, banues në Tepelenë, si dhe ka mbetur e dëmtuar shtetasja A. D., 19 vjeçe, banuese në Delvinë, e cila ndodhet në spitalin e Traumës, në kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit”.

