Aksidenti me tre viktima në Gjirokastër, shpëtoi mrekullisht 19-vjeçarja! Ja si paraqitet gjendja e saj te Trauma

654

Një 19-vjeçare shpëtoi mrekullisht nga aksidenti tragjik i ndodhur në orët e para të mëngjesit të 1 janarit ku humbën jetën tre të rinj.

Mësohet se e reja ndodhet në observimin e Urgjencës. Aktualisht gjendja e saj është stabël, por mbahet në monitorim nga ekipi mjekësor, për shkak se është politraumë dhe nuk mund të thuhet ende nëse e ka kaluar rrezikun për jetën.

Ajo ndodhej në automjetin që drejtonte Martin Dulaj 25 vjeç, ku fatkeqësisht ky i fundit nuk i mbijetoi plagëve të marra. Mjeti i tyre u përplas me mjetin ku udhëtonin Klejdi Myftari 24 vjeç dhe Anxhelo Ruci 27 vjeç, të dy mbetur viktima.

Një aksidentin i rëndë me tre të vdekur ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Gjirokastër-Tepelenë në vendin e quajtur Bypass.

Nga përplasja e dy mjeteve, mjeti tip Volkswagen me targa AB797VP ku udhëtonin Klejdi Myftari 24 vjeç dhe Anxhelo Ruci 27 vjeç, ku të dy kanë humbur jetën nga plagët e marra dhe mjeti tjetër tip Mercedes Benz me targa AB552LV ku udhëtonin shtetasit Martin Dulaj 25 vjeç i cili ka ndërruar jetë në vendngjarje dhe Arsida Demiri 19 vjeç, e cila është transportuar në drejtim të Spitalit të Traumës në Tiranë për ndihmë më të specializuar.

Aksidenti ka ndodhur në orën 3 të mëngjesit të këtij janari.

“Rreth orës 03:18, në aksin rrugor “Gjirokastër-Tepelenë”, në vendin e quajtur “Bypass”, automjeti me drejtues shtetasin M.

D., 25 vjeç, banues në Tepelenë është përplasur me automjetin që drejtohej nga shtetasi K. M., 24 vjeç, banues në Tepelenë.

Si pasojë e aksidentit, kanë humbur jetën dy drejtuesit e automjeteve, pasagjeri shtetasi A. R., 27 vjeç, banues në Tepelenë, si dhe ka mbetur e dëmtuar shtetasja A.

D., 19 vjeçe, banuese në Delvinë, e cila ndodhet në spitalin e Traumës, në kujdesin e mjekëve”, njofton policia.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

Share This Article