Prej disa ditësh, familjarët e Ali Avdollit, 82 vjeç, janë në ankth dhe në kërkim të tij, pasi i moshuari, i cili vuan nga demenca, rezulton i humbur që prej datës 31 dhjetor.
Sipas informacioneve të familjes, ai është parë për herë të fundit në zonën e Krrabës, pranë Çezmës së Kasinës. Që nga ai moment, familjarët kanë vijuar kërkimet pa ndërprerje, por deri më tani nuk kanë arritur të gjejnë asnjë gjurmë të tij.
Shqetësimi është shtuar edhe për faktin se i moshuari, në pamje të parë, duket normal dhe flet qetë, çka krijon dyshimin se ai mund të jetë ndihmuar nga persona të paqartë dhe të jetë transportuar me automjet, pa u kuptuar se vuante nga probleme shëndetësore.
Familjarët u bëjnë apel qytetarëve që, nëse e kanë parë, e kanë marrë në makinë apo e kanë lënë diku tjetër, në fshat, qytet apo përgjatë rrugëve, të kontaktojnë menjëherë.

