Skip to content

Reshje shiu dhe rrufe, dëborë në zonat malore! Parashikimi i motit për ditën e diel

Posted on January 4, 2026January 4, 2026 By Punnik

Ditën e diel vendi ynë pritet të ndikohet nga kushte të paqëndrueshme atmosferike. Moti parashikohet i vranët në pjesën më të madhe të territorit.

Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu me intensitet kryesisht të ulët dhe lokalisht deri mesatar. Në zonën e veriperëndimit dhe jugperëndim reshjet parashikohen me intensitet mesatar deri të lartë në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike.

Ndërsa në relievet e larta malore në zonën e Alpeve reshje bore me intensitet të ulët.

Temperaturat maksimale pritet të arrijnë deri ën 16 gradë celcius, ndëra ato minimale do të shkojnë deri në 3 gradë celcius.

Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i jugut me shpejtësi 12m/s, ndërsa në zonat luginore dhe bregdet, era pritet të arrijë deri në 24m/s.

Valëzimi në detet Jon dhe Adriatik do të jetë i forcës 5-6 ballë.

Aktualitet

Post navigation

Previous Post: Prokurorja e Përgjithshme zbardh detaje/ U arrestuan, po për çfarë akuzohen Maduro dhe bashkëshortja e tij?
Next Post: E rëndë/ Po tentonte të kalonte lumin, humb jetën gruaja në Tiranë

Copyright © 2026 .

Powered by PressBook WordPress theme