Skip to content

JD Vance: I ofruam Maduros disa mënyra për t’u larguar por refuzoi! Trafiku i drogës duhet të marrë fund, nafta e vjedhur t’i kthehet SHBA-së

Posted on January 4, 2026January 4, 2026 By Punnik

Zëvendëspresidenti i Shteteve të Bashkuara, J.D. Vance, deklaroi se Venezuela ka injoruar oferta të shumta nga SHBA-të për arritjen e një marrëveshjeje.

Sipas tij, Donald Trump i kishte ofruar presidentit venezuelian Nikolas Maduro “disa mënyra për t’u larguar”, por theksoi se “trafikimi i drogës duhet të marrë fund dhe nafta e vjedhur duhet t’i kthehet Shteteve të Bashkuara”.

Këto deklarata Vance i bëri përmes një postimi në rrjetin social X.

“Ju nuk mund t’i shmangeni drejtësisë amerikane për trafik droge vetëm sepse jetoni në një pallat në Karakas”, u shpreh zëvendëspresidenti amerikan, duke nënvizuar qëndrimin e ashpër të Uashingtonit ndaj udhëheqjes venezueliane.

Aktualitet

Post navigation

Previous Post: E rëndë/ Po tentonte të kalonte lumin, humb jetën gruaja në Tiranë
Next Post: Tragjike/ Aksidenti i rëndë rrugor rezulton fatal, ndërron jetën 42-vjeçari shqiptar

Copyright © 2026 .

Powered by PressBook WordPress theme