Çadrat e ngritura nga aktivistët e lëvizjes “Shqipëria Bëhet” para godinës së Kryeministrisë u larguan me forcë nga efektivët e policisë së shtetit, të cilët u përplasën edhe me protestuesit që ndodheshin në bulevard.
Pas shkuljes së çadrës dhe shoqërimit të disa prej protestuesve, policia u vendos para Kryeministrisë.
Ndërsa në rrugë mbetën sendet e aktivistëve, të cilët kanë qëndruar për 28 ditë para godinës së kreut të qeverisë.
Përplasja me policinë u shoqërua edhe me lëndime fizike për disa prej protestuesve, mes tyre edhe kreun e “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj.

