Skip to content

Berisha: Ne kemi forcat tona ‘delta’, zbarkojnë në Surrel nëse marrin urdhër

Posted on January 6, 2026January 6, 2026 By Punnik

Partia Demokratike mbajti të hënën foltoren e parë për vitin 2026 para Kryeministrisë.

Në fjalën e tij para mbështetësve, kreu i PD Sali Berisha e krahasoi kryeministrin Edi Rama me Maduron e Venezuelës, i cili siç tha me keqqeverisjen e tij ka përzënë nga vendi 40 për qind të shqiptarëve.

Ai paralajmëroi Ramën se do ketë fundin e Maduros dhe për këtë sipas Berishës nuk ka nevojë për Deltat Amerikane.

‘Ne nuk presim që forcat Delta të zbarkojnë në Surrel, se do zbarkojnë deltat tona, ja ku i ke deltat, këta delta që ke para këtu, priti në Surrel sapo të marrin urdhrin. Njësoj si Maduro, edhe ti në sallën e gjyqit do përfundosh”, tha Berisha.

Aktualitet

Post navigation

Previous Post: “U kapa në shtëpinë time në Karakas”, Maduro flet para gjykatësit, cila do të jetë rruga e mbrojtjes për të. Avokatët gati për…
Next Post: Maduron e “shiti” zëvendësja e tij! Rodriguez përgatiti terrenin që t’i zinte vendin, ja pse nuk pati kundërreagim

Copyright © 2026 .

Powered by PressBook WordPress theme