Kreu i “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj ka vijuar protestën, përpara Kryeministrisë.
Lapaj ka bërë thirrje që qytetarët të bashkohen dhe të protestojnë kundër regjimit, të dënojnë korrupsionin dhe vjedhjet e kryeministrit Rama dhe ministrave…
“Rama e ka vendosur precedentin e çadrës nuk e kam vendosur unë. Këtij i duket Republika si pronë private. Ramës po themi që ka vjedhur republikën bashkë me kolegët.
Nuk e them unë e thotë gjykata. Një muaj rresht është thyer ndonjë lule këtu nga ne, ndonjë xham, po kur bëjmë proteste ne nuk duhet të lejohemi… Unë mendoj që në këtë vend ka shumë për të protestuar…Kauza është që këta nuk mund të na tallin. Nuk mund të na vjedhin dhe të na dalin në mbrëmje gala dhe ndërkohë problemi janë ata që reagojnë…”, tha ai.
Lapaj ka pretenduar se ka zbuluar një skandal në administratë ku sipas tij, mijëra njerëz që përfitojnë pagën e shtetit, pa shkuar në punë.
“Patronazhistët ta dinë se nuk më ndikojnë fare.
Ka mijëra persona që hanë meze tek lokali i lagjes pa shkuar në punë dhe marrin rrogën. Ka dhe mijëra të tjerë që jetojnë jashtë shtetit dhe marrin pagën. Shiko çfarë marifeti kanë bërë.
Paguajnë vetëm sigurimet për efekt pensioni dhe pagën e tyre e përfitojnë ata që i kanë future në punë.
Ka njerëz që jetojnë në New York dhe marrin rrogën në Ujësjellës, marrin rrogën në ushtri. Ai jeton në Gjermani e Amerikë. Si mos t’i them unë këto gjëra?
Është tradhëti ndaj atdheut”, tha Lapaj.

