“Ballukut i dhanë 3 javë kohë të hajë Vitin e Ri në shtëpi dhe jo në burg, por afati skadoi”- SPAK kërkon arrestimin e ministres, PS bojkoton mbledhjen e Këshillit të Mandateve të thirrur nga PD, Bardhi: E paprecedentë

186

Mbledhja e Këshillit të Mandateve dhe Imunitetit i thirrur nga anëtarët e PD është bojkotuar nga Partia Socialiste.

Në një komunikim për gazetarët, kryetari i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi tha se afati 3 javë për ti dhënë kohë Ballukut ka skaduar.

Sipas tij kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi duhet të sqarojë se përse nuk po e mbledh Këshillin me qëllim shqyrtimin e kërkesës së SPAK që kërkon arrestimin e Belinda Ballukut.

“Me përgjegjshmëri të plotë që na dikton situatë dhe si anëtarë të këshillit të mandateve, 5 anëtarët të këtij këshilli kërkuan mbledhjen e këshillit për të vijuar kërkesën e SPAK për heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut.

Kërkesa jonë është e bazuar në rregulloren e Kuvendit që do të duhet të jetë i vetmi dokument ligjor.

Kryetari ka për detyrë të njoftojë mbledhjen e Këshillit dhe rendin e ditës. Sot mbushen tre javë kur SPAK ka kërkuar lejimin e arrestimit të Ballukut dhe po sot mbushen 3 javë kur anëtaret e PS fshihen si ata që kanë shkelur ligjin.

Ky është një akt i paprecedent, ku këshilli merr 3 javë kohë për të shqyrtuar një kërkesë.

E pandehura Balluku ka kërkuar 3 javë kohë për të shqyrtuar provat. Ndërkohë vetë Rama tha që avokati dhe Balluku nuk i kanë marrë materialet.

Nga njëra anë thoshte një pjesë se cfarë kishte USB-ja, nga ana tjetër thoshte se asnjë prej nesh nuk i ka tërhequr materialet.

E pandehura kërkoi 3 javë kohë

Afati 3 javë që donin ti jepnin Ballukut kohë që të hante vitin e ri në shtëpi dhe jo në Burgun e Pojskës skadoi. Kryetari i Kuvendit duhet të shpjegojë pse nuk thërret këshillin e mandateve”, tha nder te tjera Gazment Bardhi.

Share This Article