Situata vijon problematike në Durrës, raportohet për rreth 900 familje të përmbytura! Nën ujë mbetet edhe burgu

70

Situata nga reshjet e shiut në bashkinë e Durrësit vijon të mbetet problematike. Sipas informacioneve, mendohet që rreth 900 familje të jenë të përmbytura.

Po ashtu situata paraqitet e rëndë edhe në Tregun Industrial, ku uji ka shkaktuar dëme në mallrat që ndodheshin aty.

Nën ujë mbetet edhe IEVP e Durrësit, ku qëndrojnë në qeli zyrtarë e ish zyrtarë si ish ministri Ilir Beqaj, kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj apo ish deputeti socialist Jurgis Çyrbja.

Share This Article