E dyshuar si pjesë e grupit kriminal në AKSHI, GJKKO rrëzon kërkesën e zyrtares së lartë të policisë, i refuzohet kthimi i 8 celularëve të sekuestruar

24

Gjykata e Posaçme Kundër Krimit dhe Korrupsionit (GJKKO) ka rrëzuar kërkesën e zyrtares së lartë të Policisë së Shtetit, Ervina Gjana, për kthimin e pajisjeve elektronike të sekuestruara gjatë kontrollit të banesës së saj dhe të bashkëjetuesit Renato Hristic.

Gjatë kontrollit, autoritetet kanë sekuestruar tetë telefona celularë dhe dy laptopë, në kuadër të hetimeve mbi grupin kriminal të lidhur me Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI).

vijon

Share This Article