Ish-deputeti, Myslim Murrizi ka reaguar lidhur me mosreagimin e duhur për përmbytjet e shkaktuara në vend pas reshjeve të dendura të shiut gjatë ditëve të fundit.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Murrizi shprehet se më shumë është ngritur si çështje rasti i kapjes së presidentit venezuelian Nicolas Maduro, sesa situata në vend.
“Meqë shumë analisto-sovranisto-sorroisto-llapaqenisto-komunistë kanë shprehur tërë talentin e tyre të formimit profesional juridiko-penal dhe të së drejtës ndërkombëtare, duke deklaruar se Amerika dhe Presidenti TRUMP kanë shkelur Kartën e Kombeve të Bashkuara dhe sovranitetin e një shteti tjetër, pa qenë ligjërisht në gjendje lufte me Venezuelën…
Po ja që e arrestoi, e rrëmbeu, e mori peng, e grabiti apo e vodhi Maduron natën dhe e dërgoi në USA pa i marrë leje askujt.
E tani, si i bëhet???
Vetëm një zgjidhje ka, sipas Kanunit: të ngrihen familjarët apo fisi i Maduros dhe të marrin hak te fisi i Trumpit, se ndryshe nuk lahet kollaj kjo punë dhe, mesa shoh, kjo “hasmëri” do zgjasë pak më duket dhe nuk shpëton pa “ngrënë” koka të tjera.
Ky është hall, jo përmbytja e çdo qyteti nga stili i ndërtimeve të “rilindjes urbane”.
Ehhhhh, luftë e madhe do bëhet në fshatin tonë, më duket – i thoshte një kryeplak çdo ditë një nuseje të re që mbushte ujë te burimi”,-shkruan Murrizi.

