Skip to content

Kushtet e motit përkeqësohen, ja çfarë njofton Ministria e Infrastrukturës për fluturimet në Rinas

Posted on January 7, 2026January 7, 2026 By Punnik

Fluturimet në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës vijojnë normalisht gjatë ditës së sotme, pavarësisht kushteve të paqëndrueshme meteorologjike.

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë njofton se, deri në këto momente, nuk ka pasur ndërprerje të fluturimeve, megjithëse në disa raste janë regjistruar shmangie apo vonesa gjatë uljes së avionëve.

Sipas njoftimit zyrtar, kushtet e motit mbeten të paqëndrueshme dhe mund të përkeqësohen gjatë orëve në vijim.

Për këtë arsye, Shërbimet e Lundrimit Ajror janë në gatishmëri të plotë për të menaxhuar çdo situatë të pazakontë që mund të krijohet si pasojë e kushteve atmosferike.

Autoritetet bëjnë thirrje për mirëkuptim nga ana e udhëtarëve dhe këshillojnë pasagjerët të ndjekin informacionet zyrtare të aeroportit dhe të linjave ajrore për çdo përditësim të mundshëm mbi oraret e fluturimeve.

Aktualitet

Post navigation

Previous Post: Çfarë ndodhi? Rama mbledh ‘urgjentisht’ Qeverinë të premten, ja arsyeja
Next Post: A do e “lëshojë” Rama-Ballukun? Paralajmërimi i fortë: Pas 22 janarit do të …

Copyright © 2026 .

Powered by PressBook WordPress theme