Skip to content

Cisterna e sekuestruar nga SHBA-ja, vjen reagimi i ashpër i Rusisë

Posted on January 7, 2026January 7, 2026 By Punnik

Rusia ka reaguar ashpër pas sekuestrimit nga autoritetet amerikane të cisternës Bella 1 (Marinera), e cila lundronte nën flamurin rus, duke e cilësuar veprimin si shkelje të së drejtës ndërkombëtare.

Në një deklaratë zyrtare, Ministria ruse e Transportit akuzoi Shtetet e Bashkuara për shkelje të Konventës së OKB-së për të Drejtën e Detit të vitit 1982, duke theksuar se “asnjë shtet nuk ka të drejtë të përdorë forcë kundër anijeve të regjistruara ligjërisht në juridiksionin e shteteve të tjera”.

Sipas autoriteteve ruse, cisterna kishte marrë një leje të përkohshme për të lundruar nën flamurin rus më 24 dhjetor. Moska thekson se anija ishte e regjistruar në përputhje me rregullat ndërkombëtare, duke e konsideruar sekuestrimin si të pajustifikuar.

Ngjarja pritet të shtojë tensionet mes Rusisë dhe SHBA-së, në një kohë kur marrëdhëniet mes dy vendeve mbeten të acaruara për çështje të shumta gjeopolitike./Top Channel

Aktualitet

Post navigation

Previous Post: A do e “lëshojë” Rama-Ballukun? Paralajmërimi i fortë: Pas 22 janarit do të …
Next Post: Horoskopi Ditor E Enjte 8 Janar 2026

Copyright © 2026 .

Powered by PressBook WordPress theme