Ishte në kërkim prej korrikut të vitit të kaluar, arrestohet 45-vjeçari! Ja për çfarë akuzohet (EMRI)

536

U vu në pranga Erjon alias Arjan Kullolli. Ai ishte shpallur në kërkim për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Njoftimi i policise:

Durrës

Finalizohet operacioni policor i koduar “Masa”, për kapjen e personave të shpallur në kërkim.

Me masë sigurie “Arrest në burg”, i shpallur në kërkim prej janarit 2025, kapet dhe vihet në pranga i kërkuari për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve.

Në zbatim të planit të masave të hartuar për lokalizimin dhe kapjen e personave të shpallur në kërkim, si rezultat i kontrolleve të bazuara në informacione të siguruara në rrugë operative nga strukturat e DVP Durrës, Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, zhvilluan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Masa”.

Si rezultat i operacionit u lokalizua dhe u vu në pranga shtetasi E. K., alias A.

K., 45 vjeç, banues në Xhafzotaj, Shijak.

Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim pasi Gjykata e Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, në korrik të vitit 2025, ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Në janar 2025, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative për një shtetas që shiste lëndë narkotike, strukturat e DVP Durrës kanë ushtruar kontroll në banesën e këtij shtetasi, ku kanë sekuestruar një sasi lënde narkotike kanabis. Në momentin e kontrollit, ky shtetas nuk u gjet në banesë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

Share This Article