“Kamera e Ergys Agasit, si dritare për të parë çfarë ndodh”- Artan Hoxha: Një fjalë tha për verën dhe ajo u zhduk brenda natës! E njoh Ballukun që kur ishte magazinere në..

939

Gazetari Artan Hoxha ka analizuar deklaratat e ish-zv.kryeministrit Arben Ahmetaj në emisionin “Kjo Javë”, duke i cilësuar denoncimet e tij si të detajuara dhe zbuluese për mënyrën se si funksionon ajo që ai e quajti një “makineri kriminale”.

Sipas Hoxhës, Ahmetaj po flet nga brenda sistemit dhe po identifikon qartë personat kyç të rrjetit të korrupsionit, mes tyre edhe zëvendëskryeministren Belinda Balluku.

“Kamera e Ergys Agasit ishte dritarja për të parë çfarë ndodh, ndërsa Arben Ahmetaj po tregon se si funksionon kjo makineri. Ai është njeri që ka qenë aty brenda. Unë e njoh Belinda Ballukun që kur ishte magaziniere në News24,” deklaroi Hoxha.

Gazetari theksoi se Ahmetaj ka dhënë shembuj konkretë për zhdukjen e provave pas deklaratave të tij publike.

“Një fjalë tha për verën dhe ajo u zhduk brenda natës.

Vetëm një fjalë dhe u zhduk vera. Ai di çdo gjë për sistemin,” u shpreh Hoxha, duke shtuar se Ahmetaj ka denoncuar edhe tenderë të rinj që sipas tij i kanë shpëtuar vëmendjes publike.

Hoxha u ndal edhe te marrëdhënia e kryeministrit Edi Rama me bashkëpunëtorët e tij.

“Rama nuk ka miq, ai vepron si një bos i krimit të organizuar, ka vetëm interesa,” tha ai.

Gazetari përmendi gjithashtu skandalin KAYO dhe emrin e Ron Yeffet, për të cilin tha se ka kryer lobim për kryeministrin jashtë vendit, duke shtuar se Ahmetaj ka folur edhe më herët për këto lidhje.

Në fund, Hoxha theksoi se Ahmetaj është sot person në kërkim ndërkombëtar dhe se nëse nuk do të ishte larguar nga Shqipëria, sipas tij, nuk do të kishte folur kurrë publikisht.

“Nëse nuk do kishte ikur, sot do kishte tre vite në burg dhe nuk do fliste për asgjë. Socialistët duhet të shpëtojnë partinë e tyre dhe të denoncojnë atë që po ndodh, sepse korrupsioni po bëhet në kurriz të tyre.

Rama e di shumë mirë se çfarë di Ahmetaj,” përfundoi Hoxha.

Share This Article