Skip to content

“Më telefonuan të gjithë miqtë, por më bënë përshtypje dy kolegë…!”- U dhunua brutalisht, gazetari Elton Tozaj flet pas incidentit: Ja pse nuk e denoncova sulmin

Posted on January 11, 2026January 11, 2026 By Punnik

Gazetari Elton Tozaj, i cili u dhunua brutalisht më 26 dhjetor 2025, ka folur së fundmi për incidentin në emisionin “Me zemër të hapur”.

Sipas Tozajt, sulmi erdhi pas publikimit të disa materialeve filmike që, sipas tij, provonin lidhje të rrezikshme mes personazheve të njohur të ekranit dhe individëve të botës së krimit.

Ai rëfeu se mbrëmjen e ngjarjes ishte takuar me dy persona që i njihte, pa e ditur se takimi do të përfundonte në një akt dhune ekstreme. Nga momenti i sulmit, gazetari thotë se nuk mban mend asgjë, pasi ka humbur ndjenjat nga goditjet e forta.

“Misioni i gazetarit është të thotë të vërtetën, unë bëj showbizin, në dukje e lehtë. Por showbiz në Shqipëri është çdo gjë.

Çdo gjë që unë bëj e ka një qëllim. Shpresoj shumë që ata që përdorin showbiz për tu pasuruar, të hetohen.”

Ai ka treguar se arsyeja pse nuk e denoncoi menjëherë sulmin lidhet me një precedent të krijuar vite më parë, ku sipas tij u kërcënua nga drejtori i Përgjithshëm i Policisë i asaj kohe.

Tozaj ka theksuar se ndaj tij nuk ekziston asnjë çështje penale për shkrimet që ka publikuar gjatë karrierës.

“Nëse ndjehesh i kërcënuar nga deklarata, më hidh në gjyq dhe secili merr atë që i takon, por nuk ka asnjë proces ndaj meje,” tha ai ndërsa shtoi se: “Këtë herë mendova ta ndjek në rrugë ligjore, por ndodhi që në Drejtorinë e Përgjithshme dhe më pas në atë të Tiranës, një nga njerëzit e personit që kam denoncuar punonte aty. Ky person ka kaluar pesë gardhe policie.

A është i mbrojtur prej tyre? Ai është personi më i kërkuar për momentin, dhe unë pyes: pse nuk e kapin?”

Ai foli gjithashtu për reagimin e miqve dhe kolegëve pas dhunës ku shtoi se ka marrë mbështetjen e kolegëve dhe jo vetëm:

“Pas incidentit më telefonuan miqtë e mi gazetar, pothuajse të gjithë personazhet e showbizz-it. Më kanë bërë përshtypje dy kolege që nuk më kanë kontaktuar fare.

Më vjen shumë keq, sepse, larg qoftë, nëse do t’u kishte ndodhur atyre, unë do t’u isha gjendur publikisht, duke i mbështetur me një story siç bëhen zakonisht në raste të tilla, madje do të isha aty edhe fizikisht.” tha Tozaj.

Aktualitet

Post navigation

Previous Post: Horoskopi Ditor E Diel 11 Janar 2026
Next Post: I dogji krevatin bashkëjetuesit, zyrtarja e ministrisë se Brendshme, Alma Bime thyen arrestin në shtëpi dhe tenton t’i vërë flakën edhe makinës së ish-partnerit

Copyright © 2026 .

Powered by PressBook WordPress theme