Skip to content

ZYRTARE/ Silvinjo e bëri pjesë të skuadrës kuqezi, futbollisti transferohet në kampionatin ku luan shoku i tij në Kombëtare

Posted on January 12, 2026January 12, 2026 By Punnik

Mbrojtësi i Kombëtares kuqezi, Klisman Cake është larguar nga Shkëndija e Tetovës për të nisur një aventurë të re në Rusi. Klubi bën të ditur se palët kanë mbyllur bashkëpunimin katërvjeçar dhe Cake transferohet tashmë te Akhmat Grozny.

Zyrtare/ Sylvinho i dhuroi debutimin në Kombëtare, Klisman Cake lë Shkëndijën dhe transferohet në Rusi – Shqiptarja.comRikujtojmë që 26-vjeçari u ftua nga trajneri Silvinjo për ndeshjet e Kombëtares në tetor dhe në Rusi ai do të gjejë Mirlind Dakun i cili luan për Rubin Kazan.

NJOFTIMI I PLOTË I KLUBIT

Klisman Cake nis aventurë të re në Rusi, pasi zyrtarisht transferohet te Akhmat Grozny. Të gjithë në KF Shkëndija i urojmë Cakes shumë suksese në vazhdimin e karrierës.

KF Shkëndija dhe mbrojtësi Klisman Cake kanë mbyllur bashkëpunimin katërvjeçar, pasi klubi rus Akhmat Grozny ka aktivizuar klauzolën e largimit për futbollistin kuqezi.

Në respekt të dëshirës së lojtarit për të hedhur hapin e radhës në karrierë dhe për të provuar një sfidë të re ndërkombëtare, Shkëndija vendosi të bashkëpunojë në realizimin e këtij transferimi, duke përfituar një dëmshpërblim financiar.

Transferimi i Cakes vjen edhe si një histori korrektësie dhe besimi të ndërsjellë.

Pas titullit kampion, verën e kaluar ai ishte lojtar i lirë dhe kishte mundësi të largohej pa asnjë përfitim për klubin, por zgjodhi të rinovojë edhe për një sezon tjetër, duke dhënë kontribut të rëndësishëm në suksesin historik evropian të Shkëndijës. Sot, ai largohet duke i sjellë përfitim klubit që i dha hapësirën dhe besimin.

Klisman Cake iu bashkua Shkëndijës në janar të vitit 2022 dhe për katër vite e pesë sezone jo të plota ishte pjesë e pandashme e kuqezinjve. Gjatë kësaj periudhe ai fitoi titullin kampion dhe regjistroi 133 paraqitje zyrtare (106 në kampionat, 3 në Kupë dhe 24 në arenën evropiane), duke shënuar 12 gola.

Cake do të mbetet përgjithmonë pjesë e gjeneratës historike të Shkëndijës që realizoi ëndrrën e kualifikimit në fazën kryesore të një kompeticioni evropian, konkretisht në UEFA Conference League.

KF Shkëndija e falënderon Klisman Caken për profesionalizmin, përkushtimin dhe kontributin e dhënë ndër vite, duke i uruar shumë suksese në vazhdimin e karrierës së tij te Akhmat Grozny dhe më tej

Aktualitet

Post navigation

Previous Post: Temperatura deri në -3 gradë! Ja parashikimi i motit për ditën e sotme
Next Post: Kompensimi për familjet me fëmijë nën 18 vjeç, si do funksionojë skema e rillogaritjes! Përfitimi nis nga marsi

Copyright © 2026 .

Powered by PressBook WordPress theme