Në aksin rrugor “Cërrik–Elbasan” janë përplasur tre automjete, me drejtues shtetasit A. M., 42 vjeç, E. E., 21 vjeç dhe K.
H., 25 vjeç.
Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar drejtuesi i automjetit shtetasi K. H., si dhe dy pasagjerë që udhëtonin në automjetet me drejtues shtetasin K. H.
dhe E. E., të cilët janë në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit.

