Skip to content

Ernest Muçi nuk di të ndalet, shënon dopietë dhe ndez tribunën me super golat (Video)

Posted on January 15, 2026January 15, 2026 By Punnik

Ernest Muçi vazhdon të shënojë gola me një rregullsi mbresëlënëse në Turqi, teksa ka lënë gjurmë edhe sot në Kupë me fanellën e Trabzonsporit.

Në ndeshjen e raundit të dytë, në fazën me grupe, e zhvilluar në fushën e Istanbulsporit, ishte pikërisht sulmuesi shqiptar ai që hapi serinë e golave.

Muçi tundi rrjetën në minutën e 41-të me një diagonale të shkëlqyer, duke konfirmuar edhe një herë formën e tij të jashtëzakonshme.

Por protagonizmi i tij nuk u ndal me kaq. Në pjesën e dytë, Muçi realizoi edhe golin e dytë personal, duke kompletuar dopietën dhe duke qenë lojtari vendimtar i takimit.

Golat e tij ndezën tribunat, ku tifozët e Trabzonsporit shpërthyen në brohoritje “Muçi, Muçi”, një dëshmi e qartë se sulmuesi shqiptar është shndërruar shumë shpejt në idhull për ta, pavarësisht se ka vetëm pak muaj pjesë e kësaj skuadre.

Aktualitet

Post navigation

Previous Post: “Kanë ndryshuar fashat e pagave”, reagojnë Tatimet: Ja sa bëhet rroga minimale dhe ajo maksimale
Next Post: Kush e donte jashtë Altin Ndocin? Gazetarja zbulon “sekretin” e arratisjes nga burgu

Copyright © 2026 .

Powered by PressBook WordPress theme