Skip to content

Malli për gjyshërit e ktheu në Shqipëri, 18-vjeçarja që humbi jetën në Urën e Dajlanit jetonte prej vitesh në Gjermani

Posted on January 18, 2026January 18, 2026 By Punnik

18-vjeçarja Vikena Greku, e cila humbi jetën dy ditë më parë në një aksident tragjik në Urën e Dajlanit në Durrës, prej disa vitesh jetonte në Gjermani së bashku me prindërit e saj, Vullnetin dhe Valbonën, si dhe me vëllain e vogël.

Sipas burimeve pranë familjes, e reja ishte kthyer së fundmi në Shqipëri për të vizituar gjyshërit e saj.

Pas largimit të prindërve drejt Gjermanisë disa vite më parë, Vikena dhe vëllai i saj, Nevio, kishin qëndruar për një periudhë me gjyshërit në fshatin Dyshnik të Beratit, ku edhe ndoqën arsimin 9-vjeçar, deri në momentin kur prindërit arritën të siguronin dokumentacionin e nevojshëm për t’i marrë me vete jashtë vendit.

Vikena kishte vite që nuk ishte kthyer nga Gjermania dhe malli për gjyshërit e saj e riktheu në vendlindje.

Sot, familja Greku ka hapur dyert e mortit për t’i dhënë lamtumirën mes dhimbjes dhe lotëve vajzës së tyre, e cila u nda nga jeta në lulëzimin e rinisë.

Aktualitet

Post navigation

Previous Post: Rama i bën për ujë të ftohtë: Asnjë rikandidim për kryebashkiakët që…
Next Post: “Niveli yt janë këmbët përpjetë”/ Plas KEQ mes Keijsit dhe Brikenës: Ti të mbash akulloren në gojë…

Copyright © 2026 .

Powered by PressBook WordPress theme