Skip to content

“Alo, jam vrasësi”, si u dorëzua shqiptari pasi kreu krimim në Greqi

Posted on January 18, 2026January 18, 2026 By Punnik

jë konflikt personal dyshohet se qëndron në origjinën e vrasjes së kryeplakut të Lithovouni, në zonën e Makrynias, Aitoloakarnani.

Autori i dyshuar, një 44-vjeçar me origjinë shqiptare, u arrestua mëngjesin e së shtunës nga autoritetet.

Sipas informacioneve të bëra publike nga mediat greke, 44-vjeçari dyshohet se ka qenë personi që ka kontaktuar Policinë, duke pranuar se kishte qëlluar viktimën dhe se ishte përgjegjës për vrasjen.

Të njëjtat burime bëjnë me dije se ai i kishte zënë pritë kryeplakut, duke pritur kalimin e tij me automjet.

Në momentin që makina e viktimës mbërriti në vendngjarje, i dyshuari hapi zjarr, duke qëlluar të paktën tre herë brenda automjetit, çka solli vdekjen e menjëhershme të 50-vjeçarit.

Viktima ishte i martuar dhe baba i një fëmije.

Hetimet nga autoritetet po vijojnë, ndërsa të dhënat paraprake tregojnë se mes dy burrave ekzistonte prej kohësh një marrëdhënie e tensionuar, e shoqëruar me përplasje të forta personale, të cilat dyshohet se çuan në këtë ngjarje tragjike.

Aktualitet

Post navigation

Previous Post: E përlotur, mamaja e Angelo Harunit thyen heshtjen për ish-partneren dhe lidhjen “toksike”. E vërteta është që…
Next Post: Horoskopi Ditor E Diel 18 Janar 2026

Copyright © 2026 .

Powered by PressBook WordPress theme