Skip to content

“I thashë do marr valixhet do iki”/ Bashkëshortja e Erikut sqaron për herë të parë si është marrëdhënia mes tyre: Nuk isha dakord…

Posted on January 19, 2026January 19, 2026 By Punnik

Ka folur për herë të në “Fan Club” bashkëshortja e Erik Lloshit, Romina, pas aludimeve se marrëdhënia mes tyre është krisur për shkak të pjesëmarrjes së këngëtarit në BBV.

Ajo sqaroi se nuk ishte dakord për hyrjen e tij në Big Brother, por tashmë e mbështet atë plotësisht, megjithëse nuk i përkrah sjelljet e tij të agravuara.

“Nuk kam qenë kurrë dakord të futej në Bigh Brother. Jam larg televizionit dhe nuk e kam dashur. Kam dashur që jetën personale ta kisha timen dhe të mos isha në syrin e publikut.

Eriku ka pak temperament të vështirë, është shumë gjaknxehtë.

Kjo ka qenë arsyeja pse i kam thënë të mos futej në Big Brother se njerëzit aty luajnë me çdo kartë. Ai është njëri shumë i drejtë dhe jo aq agresiv sa e portretizojnë.

Eriku ka marrë ftesë dhe më parë dhe i kam thënë kategorisht jo, këtë herë nuk më dëgjoi. I thashë do marr valixhet dhe do të iki në shtëpi.

Tashmë e mbështes totalisht, padiskutim. Tek Eriku ka gjëra që më pëlqejnë dhe disa që nuk i përkrah”-u shpreh bashkëshortja e këngëtarit./Top Channel

Aktualitet

Post navigation

Previous Post: “Çirri maskën ose ik nga shtëpia”/ Keijsi i flet KEQ Mateos për Brikenën: Të shkeli me këmbë, ajo është…
Next Post: “Me Ramën nuk…”/ Ilir Vrenozi zbulon POLITIKANËT e tjetër që e kanë kontaktuar pas daljes nga BBVip 5: Berisha…

Copyright © 2026 .

Powered by PressBook WordPress theme