Skip to content

Degradimi i rrugës Qukës-Qafë Plloçë/ Aksi i “florinjtë” i Ballukut vijon të jetë me një korsi

Posted on January 25, 2026January 25, 2026 By Punnik

Rruga Qafë Plloçë–Qukës, e inuguruar me bujë nga Belinda Balluku, vijon të ketë të aksesueshëm ende vetëm një korsi, për shkak të çarjeve të shkaktuara në këtë aks.

Sipas informacioneve, rruga ka pësuar dëmtime si në pjesën qendrore, ashtu edhe në anësore, ç’ka ka bërë të nevojshme kufizimin e lëvizjes në këtë segment dhe për këtë arsye sigurie, qarkullimi i automjeteve vijon vetëm në një korsi, ndërsa pjesa tjetër e rrugës mbetet e bllokuar.

Kujtojmë se kjo rrugë, e cila kushtoi plot 260 mln euro, u inaugurua nga kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku më 5 shtator të vitit të kaluar, por që prej asaj kohe e deri më tani në këtë rrugë që kushtoi qindra miliona, vijojnë të shfaqen problematika duke vënë në rrezik drejtuesit e mjeteve.

Aktualitet

Post navigation

Previous Post: DETAJE të TRISHTA, si ndërroi jetë vajza e mitur e futbollistit të Tiranës: Ra nga krevati…
Next Post: Horoskopi Ditor E Diel 25 Janar 2026

Copyright © 2026 .

Powered by PressBook WordPress theme