Stelina zbulon për puthjen e Keijsit dhe Inës: I pafytyrë! Këtë gjë që ma kërkoje mua, shkon dhe e bën me tjetrën

791

Gjatë Prime-t të kësaj të shtune, Stelina mësoi për puthjen mes Inës dhe Keijsit.

Pasi pa klipin, banorja nuk i kurseu fjalët për ish të dashurin e saj, duke thënë se fjalët që i ka thënë Inës, ia ka thënë më parë Stelinës.

“Këtë gjë ma kërkonte mua që në fillim. Fjalët që i ka thënë Inës, mi ka kërkuar mua. Ma ka thënë jashtë.

Ma ka kërkuar edhe këtu.

Këtë gjë që e bëre një javë e gjysmë më parë me mua, shkon e bën pas një javë e gjysmë me një vajzë tjetër. Unë nuk të kam dalë në krah?

Je i pafytyr.

Falë Zotit që unë nuk kam besim te ty. Je njeri i paturp dhe i fëlliqur.

Të njëjtën gjë që bën me mua, e bën dhe me një person tjetër në një kohë kaq të shkurtër”, u shpreh Stelina.

Share This Article