Skip to content

Vranësira, dhe reshje shiu me intensitet të ulët/ Parashikimi i motit për sot

Posted on January 25, 2026January 25, 2026 By Punnik

Për ditën e diel vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.

Moti parashikohet të jetë fillimisht me vranësira të dendura, pas orëve të mëngjesit deri në orët e pasdites mot me alternime kthjellimesh dhe vranësira, në mbrëmje mot i vranët.

Reshjet e shiut priten të jenë prezente që në orët e para të 24-orëshit deri në orët e mëngjesit me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të vendit.Gjatë ditës reshjet e shiut me intensitet të ulët lokalizohen vetëm në ekstremin verior dhe atë jugor të vendit. Në orët e vona të mbrëmjes reshje shiu në të gjithë vendin me intensitet të ulët ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe ultësirës perëndimore reshje shiu me intensitet deri mesatar.

Në zonën e Alpeve, dhe në relievet malore në verilindje e juglindje reshje dëbore me intensitet të ulët.

Era do të fryjë me drejtim jug – juglindje, me shpejtësi mesatare 10 m/s, përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat luginore era me shpejtësi deri në 22 m/s.

Deti – Valëzimi forcës 4-6 ballë.

Aktualitet

Post navigation

Previous Post: FOTO/ “Pasi më dhunuan, më thanë ik se s’je mirë!”- Protestuesi i opozitës denoncon Policinë: Më hodhën gaz e spraj, më rrahën në furgon e Komisariat! Jam verbuar dhe…
Next Post: “Sali Berisha po sillet si “kali në lëmë”, vendin e ka tek “313””/ Beqiri ‘shpërthen’ ashpër: Arrestimin e ka, pas qafe

Copyright © 2026 .

Powered by PressBook WordPress theme