VIDEO/ Kadastra e Vlorës në Tiranë, nëndrejtori PEZULLOHET se mbrojti punonjësit. Ata e presin me lot në sy: Koli, Koli…

490

55 punonjës të Kadastrës së Vlorës, vijojnë të qëndrojnë brenda godinës së institucionit, pavarësisht urdhërit të dhënë për mbylljen e kësaj zyre, dhe transferimin e shërbimeve në Kadastrën e Tiranës.

Këtë të martë, një pjesë e punonjësve kanë pritur mes lotësh nëndrejtorin Sokol Shehaj, i cili u pezullua një ditë më parë nga detyra, vetëm se doli në krahun e tyre.

Vetë Shehaj, me banim në Tiranë, e kishte komod transferimin në kryeqytet, megjithatë ai iu ka dalë në mbrojtje 55 punonjësve, që janë përballur me faktin se nëse duan të mbajnë vendin e punës do të duhet të transferohen.

Punonjësit e Kadastrës së Vlorës kanë kërkuar mbështetje nga përfaqësuesit ligjorë, si deputete ashtu dhe drejtuesi politik.

Vendimi për transferimin e Kadastrës së Vlorës është firmosur më 23 janar nga drejtoresha e përgjithshme e Kadastrës, Lorena Goxhobelli, ndërsa procesi i transferimit duhet të përfundojë brenda fundit të këtij muaji.

Në Vlorë kishte mbetur vetëm një pjesë e strukturave, pasi transferimi ka nisur prej vitit të kaluar, përfshirë drejtorin dhe 25 punonjës të cilët prej muajsh po punojnë në drejtorinë e përgjithshme.

Siç mësohet bëhet fjalë vetëm për 55 punonjës që janë në Vlorë dhe do të duhet të lëvizin në kryeqytet

Share This Article