Skip to content

Reshje shiu dhe borë në zonat malore, parashikimi i motit për ditën e mërkurë

Posted on January 28, 2026January 28, 2026 By Punnik

Për ditën e mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura.

Reshjet e shiut do të bëhen prezente në orët e mesditës me intensitet të ulët përgjatë vijës bregdetare. Pas orëve të mesditës reshjet e shiut do të shtrihen në të gjithë vendin me intensitet të ulët deri mesatar.

Ndërsa në veriperëndim dhe jugperëndim reshjet e shiut hera-herës fitojnë intensitet deri të lartë në formën e shtrëngatave afatshkurtra.

Temperaturat maksimale pritet të arrijnë deri në 19 gradë celcius, ndërsa ato minimale në 0 gradë celcius.

Në zonën e Alpeve reshje dëbore me intensitet deri mesatar, ndërsa në verilindje-lindje në lartësinë mbi 800-900 metra dhe në juglindje në lartësitë mbi1000-1100 metër reshje dëbore me intensitet të ulët.

Era do të fryjë me drejtim juglindja-jugperëndimi me shpejtësi mesatare 8 m/s, përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat luginore era me shpejtësi deri në 20 m/s.

Valëzimi në detet Jon dhe Adriatik do të jetë i forcës 4-6 ballë.

Aktualitet

Post navigation

Previous Post: Kishte siguruar kushtet për të vrarë dy vëllezërit Bami, ekstradohet nga Zvicra Jozi Kraja
Next Post: Ditët më me fat për martesë në vitin 2026 dhe ata që duhen shmangur, lista me datat perfekte

Copyright © 2026 .

Powered by PressBook WordPress theme