Skip to content

“Po ti a ke gjak shqiptari, le vendin tënd”, G Bani e ofendon rëndë Malin: Na hëngsh k***

Posted on January 28, 2026January 28, 2026 By Punnik

Pas përplasjes së ndodhur mes Rogertit dhe Malit në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania”, ka pasur reagime të shumta në rrjetet sociale.

Shumë komentues, por edhe figura publike, kanë dënuar sjelljen e Rogertit, veçanërisht për mënyrën se si iu drejtua Malit, duke i përmendur familjen.

Megjithatë, një reagim që ka tërhequr vëmendje ka qenë ai i G Banit, i cili i ka dalë në mbrojtje Rogertit.

Përmes një postimi në InstaStory, G Bani shprehet se kush është ai që i drejtohet Rogertit pse ka lënë vendin dhe ka shkuar në Londër, duke theksuar se çdo njeri ka ndërruar shtet për arsyet të veta.

“Që Rogerti është jashtë kufijve të logjikës, kjo dihet. Por për sa i përket këtij argumentit të Malit “me që ti ke gjak Shqiptari, pse e le vendin tënd, pse shkove në Londër?” si fillim në hëngsh k*** ti dhe të gjithë që dyshojnë atdhedashurinë e refugjatëve shqiptarë që janë detyruar me ndërruar shtet secili për arsye të veta. Së dyti, e ke argument të dikujt tjetër, kush se po të ishte mendja jote, e kishe thënë direkt jo pas një jave.

Dhe si përfundim, po ti pse e ke lënë Kosovën? Pse erdhe të Bigu i Shqipërisë?” shkruan G Bani.

Aktualitet

Post navigation

Previous Post: Tjetër tragjedi në ‘familjen’ e PAOK, 55-vjeçari ndërron jetë pasi mësoi për vdekjen tragjike të 7 tifozëve, një prej tyre mik i tij
Next Post: “Rama do të shkarkojë gjysmën e ministrave në shkurt”, gazetari ‘trondit’: Balluku ka video të kryeministrit që …

Copyright © 2026 .

Powered by PressBook WordPress theme