Skip to content

Parashikimi për reshje intensive, jepet PARALAJMËRIMI i fortë/ Ministria e Mbrojtjes kërkon të merren masat

Posted on January 28, 2026January 28, 2026 By Punnik

Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar se, bazuar në informacionet e Institutit të Gjeoshkencave (IGJEO) dhe Shërbimit Meteorologjik Ushtarak (SHMU), gjatë pasdites së sotme dhe ditës së nesërme priten reshje shiu në disa qarqe të vendit.

Sipas parashikimeve, reshjet do të jenë lokalisht intensive dhe të shoqëruara me shtrëngata.

Në këtë kuadër, Ministria u ka bërë thirrje strukturave të Mbrojtjes Civile dhe institucioneve përgjegjëse në nivel vendor dhe qendror të rrisin vëmendjen dhe gatishmërinë për marrjen e masave parandaluese.

Bashkitë në zonat me risk më të lartë janë kërkuar të forcojnë gatishmërinë operacionale dhe të monitorojnë në mënyrë të vazhdueshme situatën në terren.

Ndërkohë, prefekturat duhet të përcjellin informacionin pranë bashkive dhe të raportojnë në kohë çdo problematikë pranë Qendrës Kombëtare Operacionale të Emergjencave Civile.

Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes dhe të ndjekin njoftimet zyrtare në vijim.

Aktualitet

Post navigation

Previous Post: Fundi i muajit sjell SURPRIZA të këndshme për tre shenja të horoskopit
Next Post: Kush e fiton? Keijsi habit me emrat e banorëve më të fortë në BBV 5 sipas tij

Copyright © 2026 .

Powered by PressBook WordPress theme